Tubim sensibilizues në Durrës/ Budina tregon çfarë do të ndodhë në vazhdim

Tubim sensibilizues në Durrës/ Budina tregon çfarë…

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit po zhvillon një tubim sensibilizues për situatën e krijuar pas shembjes së Teatrit Kombëtar përpara Pallatit të Kulturës në Durrës

Regjisori Edmond Budina tha se do të zhvillohet një tur sensibilizues në të gjithë Shqipërinë që të vrasin frikën e krijuar nga dhuna e pushtetit.

“Do të fillojmë një tur në të gjithë qytetet e Shqipërisë për të sensibilizuar qytetarët, të vrasim frikën sepse dhuna e pushtetit është e jashtëzakonshme. Ai parlament merret me individë dhe nuk merret me probleme të popullit.

“Në 17 maj u vra demokracia, u vendos diktatura e mafies, prandaj ne jemi këtu, të protestojmë dhe ta përmbysim këtë klikë antikombëtare. A e kuptoni, ata vranë kujtesën kombëtare. Shikoni çfarë kanë bërë me Durrësin, e kanë betonizuar. E kanë shkatërruar kujtesën arkeologjike të këtij qyteti. Ne të gjithë duhet të ngrihemi, të protestojmë dhe ta largojmë këtë bandë. Ky parlament është i paligjshëm, duhet të shpërndahet sa më parë. Presidenti e tha, nëse populli do të ngrihet i gjithi ai do ta shpërndajë parlamentin. Prandaj mos kini frikë, ngrini kokën. Ata përpiqen me çdo mënyrë dhe kusht që të futin përçarje mes popullit. Të ngrihemi dhe ta përmbysim këtë klikë”, u shpreh regjisori Edmond Budina nga Durrësi./CNA.al

“, thotë Edmond Budina. /cna.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit