Tullumbacet me azot paralizojnë gjymtyrët

Tullumbacet me azot paralizojnë gjymtyrët

Tullumbacet me azot vijojnë të jenë të preferuarat e të rinjve për t’u konsumuar. Droga e re e cila po ligjërohet nga shumë biznese, po shkakton te adoleshentët dhe të rinjtë dëme të konsiderueshme në shëndet. Humbje të kontrollit dhe vetëdijes, probleme në mushkëri dhe në disa raste paralizë e gjymtyrëve. Ky është alarmi që vjen nga Anglia, aty ku mendohet se nisi të përhapet metoda e re e përdorimit të azotit si drogë.

Mjeku shqiptar në Angli, Adrian Fandi, ka treguar se gjëndja e personave që mbërrijnë në spital nga përdorimi i tullumbaceve me azot, është e rëndë. Ai rrëfen se përdorimi i azotit çon deri në paralizë të gjymturëve dhe mund t’ju pamundësoi përdoruesëve lëvizjen për një kohë caktuar.

Në Shqipëri është përdorur sepse ishte në gjendje të lirë, ti shkoje blije një kafe, merrje dhe një tullumbace. Në Britani ne kemi shumë pacientë që na vijnë në urgjencë me probleme që nuk ecin nga këmbët, ose kanë ngelur si gjysmë të paralizuar. Hipoksia është ajo që të jep dëmtimet në tru, sepse truri ka nevojë për oksigjen”,-tha mjeku në një prononcim për media.

Në Shqipëri tullumbacet me azot shiten për 300-350 lekë të reja. Adoleshentët dhe të rinjtë mund ta gjejnë fare lehtë këtë drogë të re, pasi ofrohet në shumë lokale apo tabakino. Në tetor të këtij viti, një 15 vjeçar mbërriti me urgjencë në spital për shkak të konsumit të azotit. Policia ende nuk ka arritur të kontrolloj shpërndarësit, madje disa prej të cilëve janë arrestuar, janë lënë në gjendje të lirë pas disa ditëve në paraburgim.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit