Tuna s’frikësohet nga koronavirusi: Erdha me marrë coronën, se ka me shumicë në Shkup

Tuna s’frikësohet nga koronavirusi: Erdha me marrë…

Këngëtarja e njohur, Tuna  gjatë muajve të izolimit për shkak të pandemisë globale, ka qëndruar në Prishtinë me bashkëshortin dhe djalin e saj. Tani që kufijtë janë hapur dhe situata është drejt normalizimit, ajo është rikthyer në kryeqytetin maqedonas për të vizituar familjarët e saj.

Këtë e ka bërë të ditur vet ajo përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, të cilën e ka bërë gjatë arritjes në kufirin Bllacë.

Në mbishkrimin e fotografisë, këngëtarja shqiptare ka ironizuar me virusin më të përhapur aktualisht në botë COVID-19, i cili ka një shtrirje jo të vogël për momentin në Maqedoninë e Veriut.

“Erdha me marrë coronën, se kish me shumicë në Shkup”, ka shkruar Tuna në InstaStory.

Ajo  është lindur dhe rritur në Shkup, nga ku edhe ka prejardhjen familja e saj.

Në moshë madhore, Tuna u zhvendos në Prishtinë, ku edhe ka të përqendruar aktivitetet e saj dhe karrierën në përgjithësi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit