'Tundet' Jugu i Shqipërisë, vendi goditet nga një tërmet 4 ballë

‘Tundet’ Jugu i Shqipërisë, vendi goditet nga…

Jugu i Shqipërisë është tronditur mëngjesin e sotëm nga lëkundje të forta tërmeti.

Sipas raportimeve të faqeve që tregojnë detaje mbi tërmetet, mësohet se lëkundja ishte me magnitudë 4 gradë e shkallës rihter dhe është ndjerë në të gjithë Jugun e vendit.

Epiqendra ishte në det, rreth dy kilometra larg Himarës dhe ‘goditi’ vendin rreth orës 08:26 të mëngjesit të sotëm. Lëkundjes janë ndjerë në Himarë, Gjirokastër, Sarandë, Dropull, e në disa zona të tjera si Elbasani, Fieri e Berati.

Deri më tani, pavarësisht lëkundjeve nuk janë raportuar dëme materiale apo në njerëz.  Nga ana e IGJEUM apo e Ministrisë së Mbrojtjes nuk ka ende nje reagim zyrtar mbi këtë ngjarje.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit