Tuneli i Llogarasë, Rama thotë se qytetarët do ta paguajnë dy herë

Tuneli i Llogarasë, Rama thotë se qytetarët…

Qeveria hapi sot garën për ndërtimin e një tuneli në Qafën e Llogarasë, ndërsa u njoftua se qytetarët do të paguajnë dy herë për këtë vepër infrastukturore: përmes taksave që derdhin në buxhetin e shtetit si dhe direkt kur të kalojnë rrugën.

Tuneli, që do të lidhë rrugën nga Orikumi në Palasë duke shkurtuar ndjeshëm lëvizjen, do të nxërtohet me para nga buxheti i shtetit (pra me taksat e qytetarëve), tha kryeministri Edi Rama.

“Sot jemi gati të materializojmë këtë projekt, që do të krijojë një aks tjetër, drejt zonës. Rruga më e mirë është që ky projekt të çohet deri në fund nga vetë qeveria dhe të financohet nga buxheti i shtetit,” tha kryeministri.

Ndëkohë ministrja e Insfrastukturës, Belinda Balluku paralajmëroi një tjetër pagesë: për kalimin e tunelit.

Ajo u shpreh se Ky do të jetë një tunel që pas ndërtimit do të kërkojë mbështetje financiare edhe nga përdoruesit duke aplikuar tarifë minimale.

Deri më sot vetëm kalimi në Rrugën e Kombit është me pagesë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit