"Tur botëror" te feneri i makinës: Kapen 55 mijë euro me 5 valuta, mes tyre edhe lekë shqiptare

“Tur botëror” te feneri i makinës: Kapen…

Një tentativë e pazakontë për të kaluar kufirin është ndaluar nga autoritetet malazeze, pasi gjatë kontrollit të një automjeti u zbuluan mbi 55 mijë euro të fshehura brenda strukturës së fenerit të makinës.

Sipas njoftimit të Frontex, në automjet u gjetën valuta të ndryshme, përfshirë dollarë kanadezë dhe australianë, dollarë amerikanë, paund britanikë, si edhe valutë shqiptare.

Shumëllojshmëria e parave ka ngritur pikëpyetje mbi destinacionin dhe qëllimin e shumës së konsiderueshme që drejtuesi i automjetit kishte tentuar të fshihte.

“Tur botëror nën kofano!”, shkruan Frontex në mënyrë ironike, duke iu referuar faktit se në automjet u gjetën pesë lloje të ndryshme valutash.

Paratë ishin fshehur në një vend aspak të zakonshëm: brenda hapësirës së fenerit të automjetit, me sa duket me synimin për t’i shpëtuar kontrollit kufitar.

Falë bashkëpunimit mes autoriteteve malazeze dhe Frontex, personi i dyshuar është ndaluar dhe më pas i është dorëzuar prokurorit për procedurat e mëtejshme.

Rasti ka ngjallur edhe një pyetje interesante: pse po udhëtonte me pesë valuta të ndryshme dhe çfarë destinacioni kishte për këtë shumë parash?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit