Turiste me bikini në qendër të Durrësit, qytetarja: Është normale kjo?

Turiste me bikini në qendër të Durrësit,…

Një foto e dërguar në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetare e Durrësit ka hapur diskutime për mënyrën e veshjes së disa turistëve jashtë zonës së plazhit.

Në pamjet e realizuara në qendër të qytetit, shihet një turiste duke ecur në rrugë e veshur me bikini, ndërsa shoqërohet nga persona të tjerë.

Qytetarja që na ka dërguar fotot shprehet se një pamje e tillë nuk i duket e përshtatshme për një hapësirë publike në qendër të qytetit.

Në mesazhin e saj drejtuar redaksisë, ajo shkruan:

“Përshëndetje, këto janë pamjet në Durrës. Besoj se nuk është normale turistët të dalin kështu në qendër të Durrësit.”

Tema e veshjes së turistëve jashtë plazhit ka ngjallur debate edhe në shumë qytete turistike në Europë. Për disa, është diçka e zakonshme gjatë verës, sidomos në qytetet bregdetare ku lëvizja mes plazhit, lokaleve dhe akomodimit bëhet në këmbë. Të tjerë, ndërkohë, mendojnë se sapo largohet nga plazhi, veshja e plazhit duhet të zëvendësohet me një veshje të zakonshme, si shenjë respekti për hapësirat publike dhe banorët.

Po ju si mendoni? A është normale që turistët të ecin me bikini në qendër të qytetit, apo mendoni se jashtë zonës së plazhit duhet respektuar një kod minimal veshjeje?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit