Turistët irlandezë vodhën 45 mijë euro, policia mohon pamjet: I gjetën dhe i dorëzuan

Turistët irlandezë vodhën 45 mijë euro, policia…

Një ditë më parë, JOQ ALBANIA denoncoi një shumë të vjedhur parash në Durrës, nga një çift turistësh.

Paratë, rreth 45 mijë euro, i përkisnin një agjencie imobiliare e cila tregoi me detaje ngjarjen dhe sesi çifti kishte mashtruar dy të rinjtë që i kishin gjetur fillimisht.

Edhe pse pamjet tregonin realitetin dhe se si ishte në të vërtetë ngjarja, Policia e ka deformuar ngjarjen duke dhënë një tjetër version.

Ditën e sotme, Policia e Shkodrës ka deklaruar se çifti irlandez ka dorëzuar një shumë vlerash monetare prej 41 400 eurosh që i kanë gjetur më datë 26.03.2025, rreth orës 15:30, në lagjen nr 13, Durrës.

Por në një komunikim që JOQ ka patur me përfaqësuesit e agjencisë, ka mësuar se çifti është arrestuar pasi GPS i makinës që kishin marrë me qira i ka nxjerrë zbuluar.

Për policinë reklamimi i turistëve si të mirë e bujarë ka më shumë vlerë se ngjarja e vërtetë dhe shqetësuese që ndodhi në mes të ditës dhe u filmua nga kamerat.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit