Turistët ndoqën drejtimin e hartës së telefonit, përfundojnë në rrugë pa krye, gjejnë trenin si zgjidhje

Turistët ndoqën drejtimin e hartës së telefonit,…

E ccuditshme është ajo që u ka ndodhur një grupi turistësh amerikanë. Harta e telefonave të tyre smart i çoi ata në një rrugë të ngushtë këmbësorësh në një qytet bregdetar britanik.
Mjeti i tipit “Nissan Juke” mbeti “i bllokuar” mes dy mureve për një periudhë prej një jave.
Ndodhur në këto kushte, udhëtarët që ndoheshin brenda automjetit, si duket nuk kishin mundësi tjetër pos të braktisnin mjetin e tyre dhe si zgjidhje për largimin nga zona të merrnin një tren për të shkuar në hotelin e tyre.

Mekaniku vendas tha se ishte hera e parë që një makinë kishte zbritur ndonjëherë nëpër shtegun e ngushtë

“Askush nuk ka shkuar me makinë atje”, tha Stephen, një mekanik i cili shkoi në vendin e ngjarjes për të lëvizur makinën. Sipas të përditshmes amerikane, Mirror, turistët kishin destinacion të tyre ishullin e Shën Katerinës, ishull ky i cili është shtëpia e një fortese ushtarake të shekullit të 19-të, rrëzë plazhit.

Ishulli dhe plazhi nuk janë të arritshme me veturë. Tenby, destinacioni i turistëve është një qytet port në Uellsin jugperëndimor i cili është i famshëm për plazhet e tij të bukura me rërë poshtë nga skaji i shkëmbit të qytetit. Qyteti ikonik port është ndërtuar mes rrënojave të një kështjelle që daton në vitet 1300 dhe është zbukuruar me shtëpi dhe vila shumëngjyrëshe të qytetit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit