Turisti del “zbathur” para bashkisë, tmerrohen durrsakët

Turisti del “zbathur” para bashkisë, tmerrohen durrsakët

Shqipëria po pret gjithnjë e më shumë turistë të huaj. Ajo po zë faqet e para të mediave botërore për bukuritë e saj mahnitëse.

Një ndër turistët që ka zgjedhur të vizitojë Shqipërinë kishte një mënyrë të veçantë të të soditurit natyrën.

Teksa ecte me një çantë në shpinë, atlete, kapele dhe një telefon në dorë, turisti i bënte foto qytetit, por siç duket nuk e përballonte dot vapën dhe nuk kishte veshur asgjë.

“Paraditen e sotme, menjëherë pas njoftimit se një shtetas kishte dalë i zhveshur në rrugë, shërbimet e Policisë gjetën shtetasin R. L., 40 vjeç, banues në Durrës. 40-vjeçari u dërgua në Komisariat dhe më pas në spitalin psikiatrik, ku pas kontrollit mjekësor rezultoi se ishte në gjendje depresive. Pas mjekimit të nevojshëm, 40-vjeçari iu dorëzua familjarëve”, tha policia e Durrësit në një njoftim për mediat.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit