Një turist i huaj, i cili ka vizituar ditët e fundit Kopshtin Zoologjik të Tiranës, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të ngritur shqetësimin për gjendjen e një arushi të vogël që mbahet në këtë ambient.
Turisti ka dërguar edhe pamje të kafshës, ku shihet se arushi qëndron i vetëm në hapësirën e tij dhe kafshon vazhdimisht njërën prej putrave. Sipas vizitorit, kjo sjellje përsëritej gjatë gjithë kohës që ai po e vëzhgonte.
Ai shprehet se nuk arriti të kuptonte nëse arushi kishte ndonjë dëmtim apo problem fizik me putrën, apo nëse kjo sjellje mund të ishte shenjë e stresit dhe shqetësimit psikologjik.
Vizitori ngre gjithashtu shqetësimin për izolimin e kafshës dhe mungesën e stimulimit, duke kujtuar se arinjtë janë kafshë inteligjente dhe aktive, të cilat kanë nevojë për kushte të përshtatshme për të ruajtur mirëqenien e tyre.
Pamjet e një arushi kaq të vogël që qëndron i vetëm dhe kafshon vazhdimisht putrën janë shqetësuese dhe meritojnë vëmendje. A është kjo një shenjë e ndonjë problemi shëndetësor apo e stresit që po përjeton kafsha? Drejtuesit e Kopshtit Zoologjik duhet të japin një shpjegim dhe të sqarojnë nëse arushi po merr kujdesin e nevojshëm veterinar.
<iframe width=”337″ height=”599″ src=”https://www.youtube.com/embed/z2_HoZQsHVc” title=”Turisti i huaj denoncon kushtet në Kopshtin Zoologjik: Arushi i vogël kafshonte vazhdimisht putrën” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>