Turisti sllovak humb jetën në aksident në Kryezi, i riu nga Tirana në pranga

Turisti sllovak humb jetën në aksident në…

Një aksident i rëndë rrugor i ndodhur në Kryezi i mori jetën një turisti sllovak 63-vjeçar, ndërsa drejtuesi i makinës që shkaktoi përplasjen u arrestua nga policia.

Një ngjarje tragjike u regjistrua ditën e djeshme në aksin rrugor pranë fshatit Kryezi, ku një automjet i drejtuar nga një 24-vjeçar përplasi një motor me dy turistë sllovakë. Nga përplasja humbi jetën në vendngjarje drejtuesi i motorit, shtetasi Z. S., 63 vjeç.

E plagosur mbeti edhe bashkëshortja e tij, K. S., 65 vjeçe, e cila ndodhej pas tij në motomjet. Ajo u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku mjekët konfirmuan se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i aksidentit, i identifikuar si R. V., banues në Tiranë, është arrestuar nga specialistët e qarkullimit rrugor. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, ai akuzohet për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Ngjarja ka tronditur banorët e zonës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar saktësisht rrethanat e aksidentit. Deri tani, dyshohet se shkak ka qenë mosrespektimi i normave të qarkullimit nga drejtuesi i makinës.

Policia njoftoi se do të vazhdojë hetimet për të përcaktuar përgjegjësinë përfundimtare për këtë aksident fatal që i mori jetën një turisti të huaj në vendin tonë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit