Turistja angleze paguan gabimisht 100 mijë lekë për një faturë 10 mijë lekëshe, mahnitet nga gjesti i kamarierit

Turistja angleze paguan gabimisht 100 mijë lekë…

Një gjest ndershmërie dhe mirësie në Sarandë ka tërhequr vëmendjen e një turisteje angleze, e cila ka ndarë në rrjetet sociale përvojën që e la të befasuar gjatë pushimeve në Shqipëri.

Sipas rrëfimit të saj, ajo dhe vajza kishin porositur disa pije në barin e hotelit ku po qëndronin, ndërsa fatura ishte vetëm 1.000 lekë. Për shkak se nuk ishte ende e familjarizuar me monedhën shqiptare, turistja pagoi pa dashje me një kartëmonedhë prej 10.000 lekësh.

Pak minuta më vonë, recepsioni e telefonoi dhe i kërkoi të zbriste në holl, ku e priste një nga kamarierët. Ai i shpjegoi se kishte vënë re gabimin dhe i dorëzoi menjëherë diferencën e parave.

Turistja shprehet se u prek nga ndershmëria dhe profesionalizmi i stafit, duke theksuar se përvoja të tilla janë të rralla dhe meritojnë të vlerësohen.

Në një botë ku dëgjojmë shpesh histori negative, ky ishte një kujtim i bukur që tregon se ndershmëria dhe mirësia ekzistojnë ende,” shkruan ajo.

Në fund të mesazhit, anglezja falënderon kamarierin që vuri re gabimin dhe të gjithë stafin për korrektësinë e treguar, duke shtuar se mikpritja dhe sinqeriteti i njerëzve janë ndër arsyet pse vizitorët bien në dashuri me Shqipërinë.

“Nëse po vizitoni Shqipërinë dhe kërkoni një vend për të qëndruar, mund të them sinqerisht se këtu na kanë trajtuar me ngrohtësi të vërtetë dhe ndershmëri të jashtëzakonshme. Përvoja të tilla janë pikërisht arsyeja pse njerëzit bien në dashuri me këtë vend të bukur. Faleminderit, Shqipëri”, shkruan ajo.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit