Turistja saudite në Tiranë i tregon vendin manjakut shqiptar që i çonte me sms, 'thesaret' e veta

Turistja saudite në Tiranë i tregon vendin…

Një turiste 25 vjeçe nga Arabia Saudite ka rënë pre e sjelljes së fëlliqur të një manjaku në Tiranë, J. Meta, 24 vjeç.

Nuk dihen rrethanat si janë njohur, po Meta i papërmbajtshëm i dërgonte video të vetes lakuriq dhe mesazhe vulgare në anglisht, aq sa sauditja është detyruar ta kallëzojë në Komisariatin nr.1 për ngacmim seksual.

Lumi i mesazheve nisi më 17 maj dhe nuk dukej se do të ndalonte, nëse nuk do të ndërhynte Policia e t’ia merrte atij celularin nga duart për t’i vënë pranga.

 “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit J. M., 24 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 25-vjeçare”, njoftoi policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit