Turizmi shqiptar në 'pikë kritike', Saranda ul çmimet 20%, turistët 'janë zhdukur' në Jug

Turizmi shqiptar në ‘pikë kritike’, Saranda ul…

Turizmi shqiptar nuk po e ndjen fare verën dhe vapën e 2020-ës.

Kur kemi hyrë në 15-ditëshin e dytë të korrikut, ajo që bien në sy në bregdetin e Jugut është numri i pakët i pushuesve.

Një shembull konkret vjen nga Saranda, ku edhe aty numri i turistëve vijon të mbetet i ulët.

Kryetari i Shoqatës së Operatorëve Turistik, Arben Çipa, ka deklaruar në një intervistë për mediat një ditë më parë, se hotelet kanë ulur çmimet me 20%.

Por duket se as kjo përpjekje nuk ka dhënë rezultat.

E vërteta është se, ka edhe shumë hotele që kanë bërë ulje edhe më të larta.

Por për rastin e Sarandës, ku ditët e javës janë të qeta për fluks turistësh, përveç pandemisë, në rënien e vizitorëve kanë ndikuar edhe punimet në ndërtimin e bulevardit të ri.

Sipas operatorëve, muaji gusht dhe shtator pritet që të sjellë chartera me turistë polakë.

Sipas Çipës, “këtë vit turizmi ka prekur fundin, ndërsa vera e kaluar ishte ‘e artë’, pasi vetëm në Sarandë pushuan 600 mijë turistë vendas dhe të huaj”.

Koronavirusi ka dëmtuar jo vetëm të ardhurat për bizneset, por ka lënë shumë njerëz të pa punë.

Kjo gjë do të sjellë që shumë njerëz, ta kenë të pamundur të bëjnë pushime këtë verë./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit