Turizmi shqiptar 'përjashton' personat me aftësi ndryshe

Turizmi shqiptar ‘përjashton’ personat me aftësi ndryshe

Turizmi i vendit tonë ka njohur një rritje vitet e fundit, duke tërhequr gjithnjë e më shumë të huaj nga vende të ndryshme të globit. Por pavarësisht kësaj ka shumë gjëra që lenë për të dëshiruar, mes tyre mungesa e infrastrukturës për personat me aftësi të kufizuar.

Këta turistë nuk kanë të njëjtat mundësi për të shijuar bukuritë e vendit kur i krahason me personat e tjerë, për shkak të aftësive të tyre fizike! Sipas statistikave nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, 16% e njerëzve në botë janë të klasifikuar me aftësi ndryshe dhe për këtë arsye ata kanë nevojë për shërbime të posaçme në sfidën për t’i përfshirë plotësisht në jetën sociale normale.

Në Shqipëri mungon thuajse tërësisht infrastruktura për këtë grupim shoqëror, duke nisur që nga linjat e transportit e deri te aksesi në monumentet kulturore si kalatë ose muzetë e qyteteve të vendit. Nëse bëjmë një krahasim me vendet e tjera, rasti i Akropolit mund konsiderohet si një shembull i mirë për të parë se çfarë duhet ndryshuar. Në këtë monument historik personat me aftësi ndryshme mund të shëtisin dhe të mësojnë më shumë për historinë që mbartin objektet që janë aty.

Marrja e masave për sigurimin e këtyre kushteve do t’i sillte vendit një numër të shtuar turistësh, madje do ndikonte në promovimin e një fryme më gjithëpërfshirëse njerëzore dhe jo diskriminuese.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit