Turma njerëzish dhe koncert në Tiranë, po Bashkia do gjobitet?!

Turma njerëzish dhe koncert në Tiranë, po…

Në një deklaratë për mediat më 17 nëntor, Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi masat shtesë në luftën kundër Covid-19.

Sipas drejtoreshës së ISHP, Albana Ficondalohet grumbullimi i më shumë se 10 personave në ambjente të hapura dhe të mbyllura, festat familjare apo edhe ceremonitë mortore.

Komiteti ndaloi edhe tubimet partiake apo të çdo lloji tjetër, ndërsa Policia e Shtetit ka vijuar me gjobitjen e qytetarëve që shkelin këto rregulla.

Shembulli më i njohur në publik është ai i aktorit Bes Kallaku, ku Policia e Tiranës ka ndëshkuar me 1 milion lekë gjobë pronarin e lokalit ku aktori festoi ditëlindjen e tij të 35-të. Ndërsa krahas tij blutë kanë ndëshkuar me gjobë nga 10 mijë lekë 30 pjesëmarrësit të cilët nuk kanë respektuar ndalimin e grumbullimit në më shumë se 10 persona.

Ditëlindja e Kallakut u ka kushtuar shtrenjtë dhe 6 efektiveve të policisë të cilët janë pezulluar nga detyra për mos kontroll të territorit

Por kjo nuk vlen kur bëhet fjalë për aktivitete të organizuara nga pushteti apo më saktë Bashkia e Tiranës.

Siç shihet në video, festat e ndezjes së dritave të Pemës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri në sheshin Skënderbej ka shkaktuar grumbullime njerëzish ku nuk respektohet aspak as distancimi social. Madje, bashkia ka organizuar edhe një koncert me fëmijë.

Të shohim nëse Policia e Shtetit do të veprojë njësoj si me qytetarët edhe me Bashkinë e Tiranës…

<iframe width=”560″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/wKw8iStMZ5U” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit