Turneu i organizuar nga Djokovic kthehet në vatër infeksioni të koronavirusit

Turneu i organizuar nga Djokovic kthehet në…

Në Serbi u zhvillua turneu i tenisit “Adria Tour”. Një kompeticion me dyer të hapura gjatë pandemisë së Covid-19 i organizuar nga tenisti Novak Djokovic, edhe pse për bamirësi, në të vërtetë rezultoi një katastrofë. Pa asnjë protokoll sanitarë, turneu u kthye në një vatër infeksioni për koronavirus.

Mes të infektuarve rezulton edhe vetë Novak Djokovic, bashkëshortja e tij Jelena, trajneri i tij, si dhe tre tenistë të tjerë të famshëm që morën pjesë në atë turne. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me disa pjesmarrës dhe persona që gjatë atyre ditëve kishin kontakt me Djokovic dhe tenistët e tjerë.

Sipas “The Guardian”, serbi rrezikon edhe rolin e presidentit në këshillin e lojtarëve në federatën botërore të tenisit. Shumë prej kolegëve të tij e kanë akuzuar drejpërdrejt Djokovic, duke kërkuar largimin e tij nga posti i rëndësishëm. /GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit