Turp! Oligarku Luca përdor punëtorët si skllevër, ia vërsul gazetarëve

Turp! Oligarku Luca përdor punëtorët si skllevër,…

Një shfaqe e shëmtuar dhe e turpshme tipike skllavërie dhe poshtërrimi është konsumuar sot në orët e paradites, në zonën e Labinot-Fushës në Elbasan, në subjektin “Rozafa Fish City”. Punëtorët e këtij stabilimenti të përpunimit të peshkut, që me aktivitetin e tij po ndot mjedisin, kanë dalë në një “protestë” të urdhëruar nga pronari i tyre, Gjergj Luca.

Ky i fundit, i njohur për përdorimin e punonjësve të tij, si në mitingje elektorale ashtu edhe në fushata zgjedhore, duke i kërcënuar ata me kafshatën e gojës, sot ka konsumuar një vepër të ulët duke i nxitur ata që të debatojnë dhe ofendojnë edhe gazetarët e mëdiave të ndryshme që kishin shkuar për të pasqyruar aktivitetin.

Situata është tensionuar dhe komplikuar pas protestave të banorëve të Njësisë Administrative Labinot-Fushë në Elbasan, kundër ndotjes që fabrika “Rozafa Fish City” e Gjergj Lucës, po realizon në zonë duke ndotur edhe ujërat e lumit Shkumbin.

Punëtorët janë shprehur përpara mediave, se nga fabrika nuk ka ndotje, por derdhja e ujërave sipas tyre lidhet me procesin teknologjik të larjes së prodhimeve të detit.

Por prej ditësh vijon protesta e banorëve të zonës për ndotjen masive të mjedisit dhe ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore nga kompania e Lucës, edhe pse një pjesë e madhe e mediave vizive mësohet të jenë paguar për ta mbajtur të censuruar këtë zhvillim.

Në protestën e nxitur sot me urdhër, administrata dhe stafi i fabrikës kanë hedhur poshtë pretendimet e banorëve të zonës duke sqaruar se, përpunimi i karkalecit nga kjo kompani, nuk ndot lumin Shkumbin. Po ashtu, gjatë reagimit publik, u hodhën poshtë pretendimet se banorët ishin kërcënuar se do ju merrej toka dhe uji.

Administratori i Labinot-Fushë, Remzi Hazizi, deklaroi se, ka folur vetë me banorët dhe ju ka sqaruar situatën e krijuar.

“I kemi sqaruar banorët, kërkesat e tyre i kam parashtruar. Më kanë thënë që biznesi në fjalë ka grabitur ujin e fshatit, do grabisë tokat e fshatarëve. Unë kam kontaktuar me biznesin në fjalë dhe më ka thënë shprehimisht: Nuk iu bëj të tjerëve asgjë që s’dua të më bëjnë mua…”,- thotë Remzi Hazizi.

Administratorja e “Rozafa Fish City”, deklaroi ndër të tjera se: “Nuk është ujë i ndotur ai që hidhet në lumë. Ne kemi 5 puse, nuk i kemi vjedhur ujin absolutisht banorëve. Karkaleci importohet nga Europa, vjen i ngrirë. Të gjitha proceset e filtrimit të ujit bëhen këtu por është një proces i pastër teknologjik”.

“Kam 5 vjet që punoj këtu. Nuk është e drejtë se ju kërkoni të mbyllni biznesin e ndershëm, të na hiqni bukën e fëmijëve. Këtu s’ka asnjë ndotje”,- tha njëra prej punëtorëve.

Por nga pamjet dhe deklaratat është parë qartë tensioni në sytë e punëtorëve dhe presioni me gjasë nga pronari Gjergj Luca, i cili e mban veten edhe për oligark, gjë të cilën e ka deklaruar edhe gjatë një takimi me deputetin e zonës Taulant Balla, ku kishte nxjerrë në miting të gjithë punëtorët e ndërmarrjes./L.Vangjeli/Gazetaatdheu.com/

 

 

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit