"Turp të kesh", mbreti Charles sulmohet me vezë

“Turp të kesh”, mbreti Charles sulmohet me…

Mbreti Charles dhe gruaja e tij Camilla zhvilluan një vizitë në Micklegate Bar në York. Gjatë vizitës një burrë ka hedhur vezë mbi këta të fundit.

Çifti mbretëror ndodhej në këtë zonë për të zbuluar statujën e Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ndërroi jetë në muajin shtator.

Ky vend u ndërtua mbi gjakun e skllevërve,” bërtiti burri ndërsa katër oficerë policie nxituan ta arrestonin. Truproja largoi Mbretin dhe Camila nga vendi i ngjarjes ndërsa disa njerëz nga turma bërtisnin ndaj personit që bëri këtë veprim “turp të kesh”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit