Turp, viti 2020/ Lali Zdromsi i ka lënë pa ujë, banorët e Senatoriumit në protestë

Turp, viti 2020/ Lali Zdromsi i ka…

Vërtetë është për të ardhur turp.

Jetojmë në vitin 2020, dhe ende banorët protestojnë për ujë në rubinetat e tyre.

Banorët e zonës së Senatoriumit, kanë dalë në protestë sepse prej ditësh nuk kanë ujë.

Sapo banorët janë grumbulluar, Policia e Lleshit menjëherë ka shkuar me automjete dhe forca të shumta, për të fikur protestën.

Pasi u përplasën verbalisht me banorët, efektivët i shpërndanë me pretendimin se në kohë pandemia protesta është e paligjshme.

Vetëm disa ditë më parë, Lali Zdromsi do li me bujë të madhe duke njoftuar se qytetarët e Tiranës do kenë 24 orë ujë, por mesa duket banorët e Senatoriumit nuk janë më pjesë e Tiranës sipas kryebashkiakut.

/GazetaAtdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit