Turqi/ Autobusi përplaset me tre automjete, 10 të vdekur e 39 të plagosur

Turqi/ Autobusi përplaset me tre automjete, 10…

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Turqinë jugore  kur një autobus ndërqytetës u përplas me tre automjete të tjera në një autostradë qendrore.

Ministri i Brendshëm, Ali Gerlikaya deklaroi se si pasojë e aksidentit tragjik mbetën të vrarë 10 persona dhe 39 të tjerë u plagosën.

Autobusi , i cili po udhëtonte nga Dijarbakır për në Stamboll, u përplas me një kamion dhe dy automjete të tjera në rajonin Tarsus pranë qytetit mesdhetar të Mersinit, tha ministri në një postim në X.

Qeveria theksoi se ka nisur një hetim për shkaqet e sakta të aksidentit.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit