Turqi/ Avioni përplaset me malin, humbin jetën 2 pilotët dhe personeli i sigurimit

Turqi/ Avioni përplaset me malin, humbin jetën…

Ekujpazhi me 7 persona të sigurimit në Turqi, kanë ndërruar jetë pasi avioni i tyre u përplas me një mal në Lindje të vendit.

Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, bëri të ditur se, avioni zbulues u përplas me malin Artos, në provincën Van.

Avioni ku ndodheshin 2 pilotë dhe 5 anëtar personel teknik, humbi rreth orës 22:45 të mbrëmjes së kaluar nga radarët.

Ky supermjet mësohet se u përplas në një lartësi prej 2,200 metrash.

Avioni po kryente studim dhe mbikëqyrje në provincën Van dhe në zonën e provincës Hakkari.

Aty ka pasur shpesh përplasje mes forcave ushtarake turke dhe luftëtarëve kurdë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit