Turqi/ Familja me tre anëtarë shpëtohet nga rrënojat pas 11 ditësh, vdes djali i mitur

Turqi/ Familja me tre anëtarë shpëtohet nga…

Djali dha fymën e fundit pak minuta pasi u hip në ambulancën që do ta transportonte në spital.

 

Numri i të vdekurve nga dy tërmetet e mëdha që goditën të hënën, më 6 shkurt, Turqinë dhe Sirinë ka kaluar shifrën 46 mijë. 

Ekipet e shpëtimit po nxjerrin qindra të vdekur çdo ditë nga rrënojat e ndërtesave të banimit dhe ndërtesave të tjera në zonat e prekura, por ata ende po luftojnë për të gjetur dikë ende të gjallë.

Pak orë më parë ata arritën të nxirrnin të gjallë tre persona, anëtarë të së njëjtës familje, nga rajoni i Antiokisë së Turqisë, të cilët qëndruan të bllokuar në rrënojat për 296 orë.

Bëhet fjalë për një burrë 49-vjeçar, një grua 40-vjeçare dhe një djalë 12-vjeçar. Megjithatë, buzëqeshjet e gëzimit dhe kënaqësisë u shuan shpejt, pasi fëmija nuk mundi të duronte më dhe vdiq pak pasi u lirua.

Sipas Zougla, djali 12-vjeçar i Samir Mohamed Akar dhe Ragda, u nxorr i gjallë, por nuk ia doli dot duke dhënë frymën e fundit pak minuta pas lirimit, brenda ambulancë që do ta transportonte në spital.

Të tre qëndruan të bllokuar për 13 ditë në rrënojat e pallatit ku banonin para tërmetit vdekjeprurës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit