
Ai thotë se këdo që të pyesësh kanë humbur nga 5-10 të afërm.
Mustafa Kahtalı, i njohur si Kahtalı Miçe, i cili humbi 25 të afërm që jetonin në Adiyaman nga tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ka rrëfyer për CNN TÜRK orët e tmerrit.
Teksa falenderon të gjithë ata që i janë gjendur pranë në këto ditë Turqisë, Miçe është shprehur se nuk mund të jetë i lumtur që është gjallë kur 25 të afërm i ka humbur.
“Faleminderit të gjithëve që dërguan ndihmë. Shpresojmë që një gjë e tillë të mos ndodhë përsëri. Këdo që të pyesni ose i vdiqën 5 veta ose i vdiqën 10 veta, i njoh të gjithë familjarisht. Por i them mos u mërzitni. Le të kujdesemi për njëri-tjetrin.
Kam përjetuar edhe tërmetin e vitit 1999 në Stamboll, por asgjë e tillë nuk ndodhi. Shpresojmë që një gjë e tillë të mos ndodhë më kurrë. Të gjithë të vdekurit janë njerëzit tanë”, tha ai.
Ndërkohë ekipet e kërkim-shpëtimit janë duke vijuar punën për nxjerrjen nga rrënojat të të gjithë personave dhe fatmirësisht deri sot, 10 ditë pas tërmetit, janë nxjerrë të mbijetuar. Sa i përket numrit të viktimave sa vjen dhe rritet, e deri më sot raportohet për më shumë se 41 mijë të vdekur.