
Një gropë me diametër 100 metra dhe thellësi 15 metra u formua në një fushë të zbrazët në lagjen Karapinar të Konias.
Gropave, të cilat janë më të zakonshme në rrethin e Karapinar dhe numri i të cilave arrin në 2500, i është shtuar një e re, që u formua nga tërheqja e ujërave nëntokësore dhe shembja e dheut, shkruan CNN Turk.
Gropë me një diametër prej 100 metrash dhe një thellësi 15 metra u formua në një fushë në rrafshnaltën Seyit Hacı të Reşadiye Mahallesi, 11 kilometra nga qyteti i Karapınar.
Yusuf Gültekin, i cili theksoi mundësinë që gropa në arën e tij të ishte krijuar disa ditë më parë, tha: “Kemi parë shpesh gropa këtu. Dje kemi dëgjuar për këtë. Nuk e dimë nëse këto gropa do të vazhdojnë. Në fillim, ne u trembëm, por u mësuam. Njerëzit që e shohin për herë të parë kanë frikë.”