Turqi/ Nxirret e gjallë nga rrënojat pas 248 orësh 17-vjeçarja

Turqi/ Nxirret e gjallë nga rrënojat pas…

Në momentin kur u nxorr nga rrënojat shpëtimtarët thanë se ishte e vetëdijshme.

Një vajzë 17-vjeçare u shpëtua, sot, nga rrënojat e një ndërtese në provincën jugore të Kahramanmaras. Ajo u shpëtua 248 orë pas tërmetit apokaliptik, që goditi Turqinë dhe që u ka marrë jetën mbi 41 mijë personave.

Alena Olmez, emri i së cilës do të thotë “ajo që nuk vdes”, është ndër të paktat të mbijetuara, që ende gjenden në rrënojat e ndërtesave që u shembën nga tërmeti 7.8 ballë, pavarësisht se kanë kaluar dhjetë ditë dhe mbizotëron i ftohti polar në rajon.

Vajza ishte e vetëdijshme në kohën kur shpëtimtarët e nxorën. Me lot në sy, xhaxhai i saj puthi vullnetarët që e shpëtuan një nga një, raporton zougla.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit