Turqi/ Pallati pa themele që nuk iu thye asnjë xham kthehet në atraksion turistik

Turqi/ Pallati pa themele që nuk iu…

Pallati 5-katësh, që është u rrëzua nga tërmeti pasi nuk kishte themele është shndërruar në një prej pikave më të vizituara në lagjen Gölbaşı të qytetit Adiyaman. 

Të gjithë ata që kalojnë aty ndalojnë për të bërë foto. Madje ka nga ata që marrin posaçërisht rrugën për të pasur një foto me “pallatin shembullor”.

Pallati nuk pësoi dëme nga tërmeti i parë me magnitudë 7,7, por pas tërmetit të dytë, me magnitudë 7,6, pallati u anua nga njëra anë, ndërkohë që kolonat, muret mbështetëse e madje as xhamat, nuk pësuan asnjë dëm. 

Fatmirësisht, të gjithë banorët e këtij pallati arritën të mbijetonin për shkak se pas tërmetit të parë u larguan nga shtëpitë e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit