Turqi/ Tërmeti rrafshoi një fshat të tërë, nga 40 kanë mbetur vetëm 3 shtëpi

Turqi/ Tërmeti rrafshoi një fshat të tërë,…

Si pasojë e tërmetit në këtë fshat u shënuan 6 viktima, mes tyreii edhe kryeplaku i fshatit. 

Tërmeti me epiqendër në Kahramanmaraş që ndodhi më 6 shkurt shkaktoi dëme të mëdha në fshatra, si dhe në qendrat e qyteteve. 

Fshati Kuyumcukoy, që kishte 40 shtëpi, është një nga vendet, që pati dëme të shumta materiale. Tashmë pas tërmetit në këtë fshat në këmbë kanë mbetur vetëm tre shtëpi, raporton CNN Turk. 

Nata e fatkeqësisë, ku humbën jetën 6 persona, mes tyre kryeplaku i fshatit, kujtohet me dhimbje të madhe, edhe pse kanë kaluar ditë. 

Duke treguar se nuk do t’i harrojnë për një kohë të gjatë gjurmët e fatkeqësisë, banorët e Kuyumcuköy shpresojnë të shërojnë plagët e tyre sa më shpejt të jetë e mundur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit