
Në shenjë mbështetjeje për fëmijët e prekur nga tërmeti në Turqi, tifozët e futbollit hodhën arushë pellushi në fushë gjatë një ndeshjeje mes Beşiktaşit dhe Antalyasporit.
Loja u ndal në katër minuta e 17 sekonda për të korresponduar me kohën kur tërmeti goditi Turqinë juglindore, 4:17 e mëngjesit me kohën lokale më 6 shkurt, raporton CNN.
Këto do t’u dërgohen nga Beşiktashi fëmijëve të prekur nga tërmeti, i cili ka vrarë rreth 50,000 njerëz në të gjithë Turqinë dhe Sirinë. Lojtarët nxituan për të mbledhur lodrat.
Disa tifozë të Besiktas-it brohoritën gjithashtu “dorëheqjen e qeverisë” në shenjë proteste kundër reagimit zyrtar ndaj katastrofës, e parë nga shumë në Turqi si e ngadaltë dhe e pamjaftueshme.
Në disa zona, njerëzit u ankuan se nuk kishte përpjekje të organizuara ndihmash dhe se dhjetëra trupa po po vonohen të nxirren nga rrënojat, duke shkaktuar përhapjen e erës së keqe.
Partneri i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në qeveri, kreu i Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, bëri thirrje që ndeshjet e futbollit të luhen pa tifozë.
Të shtunën, tifozët e Fenerbahçes kanë brohoritur gjithashtu parulla duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë.