Turqia bombardon kurdët në Irak dhe Siri, pasi i’u vranë 9 ushtarë

Turqia bombardon kurdët në Irak dhe Siri,…

Të premten ushtarë kurdë kanë sulmuar bazën ushtarake turke në rajonin gjysmëautonom kurd në Irak duke vrarë pesë ushtarë turq. Katër ushtarë të tjerë vdiqën më vonë nga plagët e rënda. Ministria turke e Mbrojtjes tha se 15 militantë kurdë u vranë.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka deklaruar se avionët luftarakë turq i sulmuan bazat kurde në Metina, Hakurk, Gara dhe Qandil në veri të Irakut. Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtes së Turqisë thanë se avionët e turqisë shkatërruan shpella, bunkerë dhe objekte nafte për të neutralizuar sulmet kurde kundër popullit turk dhe forcave ushtarake turke si dhe për të garantuar sigurinë kufitare.

Ndërkohë Ministri i Brendshëm i Turqisë Ali Yerlikaya njoftoi se policia ka arrestuar 113 të dyshuar për lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit në gjatë bastisjeve në 32 provinca turke.

Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, e cila ka baza në veri të Irakut është shpallur organizatë terroriste nga aleatët perëndimorë të Turqisë përfshirë edhe nga Shtetet e Bashkuara ku mijëra njerëz janë vrarë që prej nisjes së konfliktit në 1984.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit