Turqia del me njoftim zyrtar: Gruaja siriane vendosi bombën, e trajnuar nga organizata terroriste

Turqia del me njoftim zyrtar: Gruaja siriane…

Departamenti i policisë së Stambollit, ka publikuar një njoftim zyrtar për identitetin e gruas e cila është arrestuar.

Gruaja nga siria është e dyshuara kryesore për shpërthimin e bombës në Stamboll pasditën e së dielës, ku humbën jetën gjashtë persona dhe u plagosën 80 të tjerë.

Sipas njoftimit bëhet fjalë për Ahlam Albahashir nga Siria.

Një grua e trajnuar si oficere speciale nga organizata terroriste e PKK-së.

Sipas njoftimit të policisë së Stambollit, “gruaja gjatë marrjes në pyetje ka rrëfyer se ishte trajnuar si oficere speciale nga organizata terroriste e PKK-së dhe se kishte hyrë ilegalisht në vend nga Arfini”.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit