Turqia goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm/ Vdes 1 person, plagosen 69 të tjerë

Turqia goditet nga një tjetër tërmet i…

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter ka goditur sot zonën Turqinë. Sipas Institutit Euro-Mesdhetar epiqendra e tërmetit ndodhet 8 kilometra në jugperëndim të qytetit të Malatisë. Thellësia e tërmetit vlerësohet të jetë 5 kilometra. Nga informacionet paraprale raportohet se si pasojë e lëkundjeve të forta sizmilke nuk ka pasur dëme materiale.

 Presidenti i AFAD-it, Yunus Sezer bëri të ditur se 1 person ka humbur jetën dhe 69 persona janë lënduar. Sipas përcaktimeve të para, 29 ndërtesa të dëmtuara u shkatërruan në Malatya me një pasgoditje me magnitudë 5.6 ballë. Kujtojmë se Turqia juglindore dhe Siria veriore u godit më 6 shkurt nga dy tërmete shkatërrimtar të cilët shkaktuan mbi 50 mijë viktima.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit