Turqia i dhuron policisë makinat e sekuestruara të grupeve kriminale

Turqia i dhuron policisë makinat e sekuestruara…

Lufta e policisë turke me organizatat kriminale ka bërë që shteti turk të konfiskojë makinat luksose të kriminelëve dhe bandave kriminale. Makinat luksoze të konfiskuara dhe tashmë nën përdorim janë të markave ‘Mercedez Benz’, ‘Porche’, ‘Ferrari’ dhe ‘Bentley’.

“Si rezultat i operacioneve të suksesshme të kryera nga policia në Stamboll kundër grupeve të organizuara kriminale, janë sekuestruar 23 makina. Me vendim gjykate këto vetura i janë dorëzuar policisë. Tani e tutje ata janë në dispozicion të policisë sonë në shërbim të kombit tonë.” – ka deklaruar Ministri i Brendshëm Turk Ali Jerlikaja.

Makinat i’u dhanë Policisë së Stambollit në përputhje të ligjit me vendim gjykate. Makinat ‘Bentley’, ‘Porsche’ përfshirë dhe një Volvo u konvertuan për t’u përdorur nga policia ku vlera e 23 makinave të konfiskuara arrin në 5 milionë dollarë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit