Turqia ndërton mur në kufi me Iranin që të ndalë refugjatët nga Afganistani

Turqia ndërton mur në kufi me Iranin…

Turqia po ndërton një mur prej betoni përgjatë kufirit me Iranin, me qëllim që të parandalojë valën e emigrantëve nga Afganistani.

Mijëra njerëz duan të ikin nga Afganistani, që kur talibanët morën nën kontroll pothuajse tërë territorin e Afganistanit, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Turqia tashmë ka pranuar miliona refugjatë nga Siria, e ky vend po frikësohet nga një valë e re e emigrantëve nga Afganistani. Prandaj, është vendosur që të ndërtohet muri prej 295 kilometrash, që do jetë veshur edhe me tela me gjemba.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka propozuar që të ketë takim me talibanët dhe të propozojë edhe plane të paqes

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit