Turqia në tension, goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm

Turqia në tension, goditet nga një tjetër…

Një tërmet i fuqishëm ka goditur mengjesin e sotëm Turqinë. Lëkundjet me magnitudë 4.9 shkallë Rihter u regjistruan me epiqendër pranë qytetit të Malatyas dhe një thellësi rreth 5 kilometra duke u ndjerë i fortë në sipërfaqe.

Tërmeti u shoqërua me disa lëkundje të tjera të lehta, por fatmirësisht nuk raportohet për dëme në njerëz.

Kujtojmë se me 30 tetor, Turqia u godit nga një tërmet i fuqishëm. Pas tërmetit u shembën disa ndërtesa duke lënë në rrënoja një numër të madh njerëzish. Fatkeqësisht nga shembjet kanë humbur jetën 114 persona, ndërsa 1035 të tjerë kanë mbetur të plagosur./Fax News

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit