Turqia nuk gjen qetësi/ Pas tërmetit, 14 persona humbin jetën nga përmbytjet e frikshme

Turqia nuk gjen qetësi/ Pas tërmetit, 14…

Turqia nuk po gjen qetësi nga goditjet e njëpasnjëshme natyrore që po merr. Bëhet me dije se 14 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë zhdukur pasi përmbytjet vërshuan në rrugët e dy qyteteve në Turqinë Juglindore. Të cilët mbetën të shkatërruar nga tërmetet e muajit të kaluar.

Midis viktimave ishin të mbijetuar nga tërmeti që kishin jetuar në shtëpi provizore me kontejnerë. Ndërsa mësohet se disa makina u rrëzuan mbi një përrua uji nëpër rrugët e Sanliurfa, ku 12 persona humbën jetën.

Fatkeqësia e fundit erdhi vetëm pesë javë pas tërmeteve të dyfishta të 6 shkurtit, ku 48,000 njerëz u vranë dhe shumë të tjerë mbetën të pastrehë. Organizata e kërkim-shpëtimit Afad tha se në një periudhë 24-orëshe ka rënë 136 mm (5.4 in) shi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit