Turqia, pavarësisht pròvokímeve dëshiron dialog në Mesdheun Lindor

Turqia, pavarësisht pròvokímeve dëshiron dialog në Mesdheun…

Turqia vazhdon thirrjet e saj për dialog në Mesdheun Lindor pavarësisht të gjitha pròvokímeve të Greqisë, Qipros greke dhe Francës të cilat kanë marrë pas tyre Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Fillimi i tensíoneve për herë të parë në Mesdheun Lindor filloi pasi Qiproja greke bëri marrëveshje ndërkombëtare për të menaxhuar pasuritë natyrore përreth ishullit duke injòruar të drejtat legjítime dhe lígjore të palës turke në veri.

Kompanitë perëndimore duke marrë edhe mbështetjen e qeverive të tyre nisën me palën qipriote greke kërkimet dhe shpímet për gaz natyror në një zonë të gjerë.

Bashkëbiseduesit injòruan paralajmërimet që Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) bënë për vite me radhë se pasuritë përreth ishullit duhet të ofrohen në të mirën e të gjithë popullit me gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të përhershme ndaj problemit të Qipros.

Me zbulímin e ekzístencës së fushave të mëdha të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor, vendet e rajonit që donin të menaxhonin këto pasuri morën drejtimin duke bërë marrëveshje të zonave eksklùzive ekonomike.

Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) vazhduan paralajmërimet e tyre ndaj Qipros greke e cila nënshkroi marrëveshjet e ashtuquajtura të zonave eksklùzive ekonomike me Egjiptin në vitin 2003, me Libanin në 2007 dhe me Izraelin në vitin 2010.

Nuk u mor në konsideratë propozimi i TRNC dhe Turqisë për komisionin e përbashkët

Administrata e Qipros greke vazhdoi me kompanitë perëndimore punimet në fushën e hidrokarbureve në fushat konflíktuale për të cilat kishin të drejta Turqia dhe TRNC.

Egjipti, Greqia, Administrata e Qipros greke dhe Izraeli nëpërmjet Forumit të Gazit të Mesdheut Lindor që formuan në Kajro u përpoqën të linin jashtë aktorët si Turqia, Libia dhe Libani.

TRNC dhe Turqia duke bërë një hapje me qëllím të mirë nëpërmjet Kombeve të Bsahkuara (OKB) i paraqíti palës qipriote greke propozímin për formimin e një komiteti të përbashkët lídhur me çështjen e burimeve të hidrokarbureve. Në këtë mënyrë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të përhershme në ishull do të mund të gjendej një formulë e re në mënyrë që burimet të menaxhoheshin pa pròblem në kuadër të një dakordimi të ndërsjellë.

Por, administrata e Qipros greke duke marrë pas saj mbështetjen e BE-së tregoi se nuk ishte e hapur për bashkëpunim.

Periudha e veprimeve proaktive të Turqisë në det

Turqia e cila ka brigjet më të gjata në Mesdheun Lindor që është shndërruar në fushën e përpjekjeve të shumë vendeve, aktivizoi më intensivisht mjetet e saj diplomatike dhe ushtàrake pasi thirrjet për dialog të bëra prej saj prej vitesh nuk u morën në konsideratë.

Turqia filloi aktivitetet e kërkimeve sizmik e në kuadër të marrëveshjeve të arritura me TRNC në pjesën perëndimore, lindore dhe jugore të ishullit të Qipros.

Turqia mesazhin e saj e dha në mënyrë shumë më të fuqishme se dyshja Greqi-Qiproja greke dhe kompanitë perëndimore nuk mund të konfískojnë me veprime të njëanshme dhe me mënyrën “u tha u bë” pasuritë e ishullit dhe se çështja duhet të zgjidhet me uljen e palëve në tryezë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe zyrtarët e tjerë kanë bërë thirrje për bisedime për një “ndàrje të drejtë” në Mesdheun Lindor.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit