Turqia prodhon anijet patrulluese të Shqipërisë

Turqia prodhon anijet patrulluese të Shqipërisë

Turqia po prodhon anijet patrulluese të Shqipërisë. Kompania e inxhinierisë “Guzuyilmaz Muhendislik”, themeluar në vitin 1996 në rrethin Çigli të provincës Izmir. Kompania siguron kontribut edhe për ekonominë turke me anijet që prodhon, por edhe për industrinë e mbrojtjes.

Po ashtu ka ndërtuar edhe anijet në inventarin e Policisë së Turqisë dhe që ka dërguar anije në shumë vende të botës, përfshi këtu Rusinë e Nigerinë, po përgatitet që të kryejë eksport në Shqipëri.

Policia e Shqipërisë hapi një tender në kuadër të Projektit të Menaxhimit Efektiv të Kufijve të Gjelbër dhe Blu të Evropës, i cili financohet nga Bashkimi Evropian, ku garuan po ashtu kompani nga Holanda, Norvegjia dhe Italia dhe në të cilin kompania turke mori pikë të plota nga dosja teknike.

Në kuadër të projektit, në Izmir ka filluar ndërtimi i anijes me material alumini, me gjatësi 15 metra, si dhe i anijeve me fiberglas, me gjatësi 10 metra, të cilat do të përdoren në kontroll dhe patrullim. Anijet do të dalin për patrullim në det në mars të vitit të ardhshëm dhe do t’u dorëzohen zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë në Portin e Durrësit.

Do të sigurohen rreth 3 milionë dollarë hyrje valutore.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit