Turqia vret liderin e ISIS në Siri

Turqia vret liderin e ISIS në Siri

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan pretendoi të dielën se forcat e inteligjencës së vendit kishin vrarë liderin e ISIS-it në Siri, ndërsa ai u zotua të vazhdojë luftën e vendit kundër terrorizmit.

Erdogan tha se Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Turqisë kishte gjurmuar një njeri të njohur si Abu al-Hussein al-Husseini Al-Qurshi për një kohë të gjatë. 

Ky person u neutralizua në operacionin e kryer nga MIT (Organizata Kombëtare e Inteligjencës Turke) dje në Siri. Që tani e tutje, ne do të vazhdojmë luftën tonë pa diskriminim kundër organizatave terroriste”, tha Erdogan. 

Ai shtoi se lufta e Turqisë kundër terrorizmit kontribuon në sigurinë e Evropës, duke pretenduar se Evropa “nuk e vë re vetëm nëse nuk dëshiron ta kuptojë”.

Al-Qurshi u emërua lider i ISIS-it pas vdekjes së paraardhësit të tij, Abu al-Hasan al-Hashmi al-Qurayshi, i cili u vra tetorin e kaluar nga Ushtria e Lirë Siriane në Siri. Dihej pak për Al-Qurshi, por në kohën e emërimit të tij, ISIS e përshkroi atë si një luftëtar të vjetër. /CNN

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit