Tusk i dërgon letër Avdullah Hotit: Pres që dialogu me Serbinë të fillojë me energji të re

Tusk i dërgon letër Avdullah Hotit: Pres…

Presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Donald Tusk, i ka dërguar një letër urimi kryeministrit të ri të Kosovës, Avdullah Hotit. Tusk e ka uruar Hotin për marrjen e detyrës në krye të qeverisë së Kosovës.

Në letrën e tij Tusk thotë se janë të lumtur që familjen e EPP-së kanë LDK-në si anëtare, parti e themeluar nga Ibrahim Rugova dhe e udhëhequr tani nga lidershipi i Isa Mustafës.

“Emërimi juaj vjen në një kohë kur Kosova po përballet me sfida të mëdha: pandemia COVID-19, pasojat e saj ekonomike dhe sociale të lidhura me atë dhe nevoja urgjente për pajtim politik në rajon me qëllim të arritjes së një stabiliteti më të madh për tërë Evropën”.

Në letrën e urimit të presidentit Tusk thuhet:

“I nderuar kryeministër,

Me kënaqësi të madhe ju uroj që jeni bërë kryeministër i Kosovës në fillim të këtij muaji. Emërimi juaj vjen në një kohë kur Kosova po përballet me sfida të mëdha: pandemia COVID-19, pasojat e saj ekonomike dhe sociale të lidhura me atë dhe nevoja urgjente për pajtim politik në rajon me qëllim të arritjes së një stabiliteti më të madh për tërë Evropën.

Në lidhje me secilën nga këto sfida, ju uroj juve dhe ekipit të LDK-së të gjitha të mirat dhe shumë suksese. Jam i bindur se do të udhëzoheni nga vlerat tona të EPP-së dhe se parimet e sundimit të ligjit, pavarësia e gjyqësorit dhe lufta kundër korrupsionit do të jenë të larta në agjendën tuaj. Dialogu me Beogradin gjithashtu duhet të rifillohet me energji të re: me të vërtetë, duket se tani është një moment i ri për këtë.Më lejoni të përfundoj duke nënvizuar se ne jemi të lumtur në familjen tonë të EPP të kemi LDK-në si anëtare, parti e themeluar nga Ibrahim Rugova dhe e udhëhequr tani nga lidershipi i Isa Mustafës. Shpresojmë të shohim dhe mezi presim të shohim, në të ardhmen, gjithashtu, një LDK të fortë dhe të bashkuar në shërbim të interesave më të mira të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Me urimet e mia më të mira,

Donald TUSK

President i EPP

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit