Twitter dhe Facebook e bllokuan, Trump do të krijojë rrjetin e tij social

Twitter dhe Facebook e bllokuan, Trump do…

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka deklaruar se do të krijojë një rrjet të tijin social.

Llogaritë e Trumpit janë të ndaluara nga Twitter dhe Facebook. Trump tha se rrjeti i tij do të quhet TRUTH Social.

Ai do të fillojë së funksionuari në muajin nëntor për një numër të caktuar njerëzit dhe pastaj vitin e ardhshëm do të fillojë shpërndarja mbarëkombëtare, tha Trump Media&Technology Group më 20 tetor.

TRUTH Social synon të rivalizojë “kompanitë e mëdha teknologjike” të tilla si Tëitter dhe Facebook që e kanë ndaluar atë, tha TMTG në një deklaratë.

Ne jetojmë në një botë ku talebanët kanë një prani të madhe në Tëitter, megjithatë Presidenti juaj i preferuar amerikan është penguar të flasë. Kjo është e papranueshme“, tha Trump në njoftimin për shtyp.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit