Twitter i mbylli llogarinë përgjithmonë/ Habit Trump: Komandohet nga e majta radikale

Twitter i mbylli llogarinë përgjithmonë/ Habit Trump:…

Pas Facebook dhe Instagram, Presidentit Donald Trump i mbyllet edhe llogaria në Twitter.

Vendimi u mor përgjithmonë duke vlerësuar se Trump ende rrezikon të nxisë dhunë përmes mesazheve në rrjetet sociale, megjithëse ai ka premtuar publikisht se do të garantojë një kalim pushteti paqësor.

Në mesazhin e fundit në Twitter, Trump tha se nuk do të merrte pjesë në ceremoninë e betimit të Biden në 20 Janar, ndërsa në ditën e mësymjes në Capitol Hill ai i quajti “patriotë” njerëzit që hynë dhe ndaluan me dhunë seancën e Kongresit.

Donald Trump u përpoq t’i përgjigjej ndalimit të tij personal në Twitter përmes adresës zyrtare @POTUS, duke këmbëngulur se ai nuk do të ‘heshtte’ .

Presidenti u fut në llogarinë e tij qeveritare në Twitter të premten, disa orë pasi platforma ndaloi përgjithmonë adresën e tij personale @realDonaldTrump, duke bërë që njerëzit ta kritikonin faqen e mediave sociale për kufizimin e fjalës së lirë, ndërsa promovonte ideologjinë e ‘së majtës radikale’.

“Siç kam thënë për një kohë të gjatë, Twitter ka shkuar gjithnjë e më tej në ndalimin e fjalës së lirë, dhe sonte, punonjësit e Twitter kanë koordinuar me demokratët dhe të majtën radikale në heqjen e llogarisë time nga platforma e tyre, për të heshtur mua dhe 75,000,000 patriotë të mëdhenj që votuan për mua” – tha Trump në të parin e një serie postimesh, të cilat u dokumentuan nga përdoruesit e rrjetit përpara se të ndaloheshin rreth tre minuta pasi u publikuan.

“Ne nuk do të heshtim! Twitter nuk ka të bëjë me fjalën e lirë. Të gjitha kanë të bëjnë me promovimin e një platforme radikale të majtë ku disa nga njerëzit më të egër në botë lejohen të flasin lirshëm” – shkroi Trump.

Më herët, Facebook e Instagram kanë pezulluar llogaritë e Trump për një periudhë të pacaktiar pas sulmit që ndodhi në Capitol Holl.

 

burimi: boldnews

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit