Twitter pëson disfatën e rradhës, vendimet e Musk thellojnë krizën e platformës

Twitter pëson disfatën e rradhës, vendimet e…

Twitter ndaloi ofertën e re të abonimit prej 8 dollarësh të premten, pak ditë pas ndryshimeve më të fundit të platformës që kur miliarderi Elon Musk bleu kompaninë.

Disa përdorues raportuan se opsioni i regjistrimit për abonimin në “Twitter Blue” është zhdukur një ditë pas transmetimit të drejtpërdrejtë.

Ndërkohë, Komisioni Federal i Tregtisë tha se po i shikonte ngjarjet me “shqetësim të thellë”.

Lëvizja erdhi pasi një numër llogarish që imitonin markat e mëdha morën shenjën blu të verifikimit, shenjë e cila verifikon përdoruesin si të vërtetë.

Gjatë javëve të tij të para si CEO, Musk pushoi nga puna rreth 3700 punonjës – por nuk kishte folur me shumicën e stafit që mbeti në Twitter.

Incidenti shtoi shqetësimet se si udhëheqja e Musk po ndikonte në përhapjen e dezinformatave në platformë.

Bazuar në konfuzionin e krijuar aksionet e firmës ranë me 4% të premten raporton strategu i PR me qendër në SHBA, Max Burns.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit