Tym i bardhë nga Kapela Sistine: Zgjidhet Papa i ri pas votimit të tretë në Konklavë

Tym i bardhë nga Kapela Sistine: Zgjidhet…

Kisha Katolike ka një Papë të ri. Pas votimit të tretë në Konklavën e mbajtur në Vatikan, nga oxhaku i Kapelës Sistine është ngritur tym i bardhë – shenjë simbolike që konfirmon përzgjedhjen e kreut të ri të Selisë së Shenjtë.

 

Ngjarja historike ka ndodhur pas disa raundeve votimi nga 133 kardinalët zgjedhës, të cilët kanë arritur shumicën e nevojshme prej dy të tretash, ose të paktën 89 vota, për të përzgjedhur pasardhësin e Papës së mëparshëm.

 

Momenti u prit me brohoritje dhe duartrokitje në Sheshin Shën Pjetri, ku mijëra besimtarë dhe përfaqësues të mediave ndërkombëtare kishin mbledhur sytë nga Kapela Sistine, në pritje të sinjalit që do të shënonte fundin e procesit zgjedhor.

 

Emri i Papës së ri ende nuk është bërë publik, por pritet që ai të dalë për herë të parë para botës në ballkonin qendror të Bazilikës së Shën Pjetrit brenda pak kohësh, për të dhënë bekimin e tij të parë si udhëheqësi suprem i Kishës Katolike.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit