Tym i zi dhe i dendur, fabrika në Marikaj po helmon banorët

Tym i zi dhe i dendur, fabrika…

Banorët e Marikajt përballen prej kohësh me një problem serioz mjedisor. Një fabrikë në zonë lëshon çdo ditë sasi të mëdha tymi të zi dhe të dendur, i cili mbulon lagjen dhe e bën ajrin pothuajse të pamundur për t’u marrë frymë.

Kjo ndotje e përhershme po prish cilësinë e jetesës dhe përbën një rrezik të madh për shëndetin publik. Pavarësisht shqetësimeve të përsëritura, institucionet përgjegjëse nuk kanë ndërhyrë ende për të kontrolluar situatën.

Banorët kërkojnë veprim urgjent nga autoritetet përkatëse për të ndaluar ndotjen dhe për të siguruar ajër të pastër në lagje. Pa ndërhyrje të menjëhershme, jeta në Marikaj mbetet e rrezikuar, ndërsa qytetarët detyrohen ta përballojnë ndotjen çdo ditë.

Mesazhi i qytetarit:

Mirmbrëma Joq! Një fabrikë në këtë Marikaj po lëshon çdo ditë sasi të mëdha tymi të zi dhe të dendur, i cili përhapet në ajër dhe ndot gjithë lagjen përreth. Banorët janë të detyruar ta thithin këtë ndotje, që jo vetëm prish cilësinë e jetesës, por përbën edhe rrezik për shëndetin. Kërkohet ndërhyrje sa më urgjente nga institucionet përkatëse. Anonim!

<iframe width=”458″ height=”815″ src=”https://www.youtube.com/embed/Cdxbx0xEmeU” title=”Tym i zi dhe i dendur, fabrika në Marikaj po helmon banorët” frameborder=”0″ allow=”accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share” referrerpolicy=”strict-origin-when-cross-origin” allowfullscreen></iframe>

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit