Tyson Fury i bën thirrje rivalit të tij 'frikacak' Anthony Joshua që të firmosë marrëveshjen

Tyson Fury i bën thirrje rivalit të…

Boksieri kampion bote, Tyson Fury, i ka dhënë edhe një mundësi vetes së tij por mbi të gjitha rivalit Anthony Joshua për revanshin e shumë pritur.

Kampioni i WBC, Tyson Fury, mori kritika të shumta pasi u largua nga negociatat me Anthony Joshua, me arsyetimin se koha kishte skaduar për rivalin e tij.

‘Gypsy King’ ka dalë me një tjetër mesazh në ‘Twitter’, ku thotë se do të pres edhe pak për Anthony Joshua dhe i thotë të mos tregohet frikacak por ta firmosë bashkë me ekipin e tij këtë marrëveshje.

Promotori im Frank Warren më bindi të lë Queensberry të vazhdojë negociatat me ekipin tënd, përkundër se unë e di që nuk do të pranoni këtë duel.

Më kanë thënë se BT, DAZN dhe ESPN të gjithë janë të lumtur me këto kushte dhe janë gati të mbështesin këtë duel“, ka thënë Fury. 

“Dikush më dërgoi një video të njeriut tënd, Eddie, që fliste për një duel me Wilder. Nëse doni një duel, ti dhe avokatët duhet të reagoni shpejtë. Ke 14 ditë, tërhiq këmbëzën dhe bëje këtë duel të ndodh, bëje për tifozët anglezë të boksit.

Mos u bëj frikacak, këshilloje ekipin tënde ta bëjë këtë marrëveshje”, ishte mesazhi i Tyson Fury në ‘Twitter’, raporton DailyMail.

Mbetet të shihet tani nëse Anthony Joshua dhe ekipi i tij do të arrijnë ta nënshkruajnë një marrëveshje për duelin me Tyson Fury, që po pritet me padurim nga fansat e të dyve.

Gypsy King dhe Anthony Joshua kanë disa vite që e kërkojnë këtë përballje, me rivalitetin e tyre që zhvillohet vetëm në mediat sociale dhe intervistat, dhe jo në ring, ku duhet të zhvillohet.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit