U aksidentua mbrëmë nga një 19 vjeçar, kjo është vajza që këputi këmbën

U aksidentua mbrëmë nga një 19 vjeçar,…

Eshtë vetëm 23 vjeç vajza e cila u aksidentua mbrem nga një 19 vjeçar në zonën e Porcelanit në Tiranë. E reja ishte në trotuar duke pritur autobusin kur Jehon Breçani e mori para me makinën e tij. Vajza quhet Xhesina Gega dhe per fat te keq nga dita e sotme jeta e saj nuk do te jete me njelloj, edhe pse nuk kishte asnje faj.

Ajo ndodhet në spitalin e Traumës ku edhe iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale, ndërsa gjendja e saj vijon të jetë e rënduar. Gjatë aksidentit ajo ka humbur edhe njërën këmbë.

Ndersa kalimtaret qe pane aksidentin jane shprehur per mediat: “Vajza ishte në rrugën e vet dhe tani mbeti pa këmbë e shkreta”.

23-vjeçarja ka qenë duke ecur në trotuar kur 19-vjeçari ka humbur drejtimin e makinës luksoze tip “Benz”, që i jepte me shpejtësi dhe ka përplasur të renë, duke i këputur njërën këmbë dhe shkaktuar plagë të rënda në trup dhe fytyrë. Përplasja ka qenë e fortë dhe identifikimi i 23-vjeçares është bërë me shumë vështirësi për shkak të plagëve të marra.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit