U aksidentua para disa ditësh në zonën e “Ali Demit”, ndërron jetë 36-vjeçarja

U aksidentua para disa ditësh në zonën…

Ka ndërruar jetë mbrëmjen e 23 janarit Merita Ferracaku, 36 vjeçe. E reja nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra si pasojë e një aksidenti të ndodhur disa ditë më parë në zonën e “Ali Demit”.

Merita u aksidentua nga shtetasi me inicialet R.A., 22 vjeç, i cili drejtonte automjetin e tij tip “Skoda” duke tejkaluar normat e lejuara të shpejtësisë.

Njoftimi i DVP Tiranë:

DVP Tiranë

Në lidhje me një lajm të publikuar në portale, i cili bën fjalë për një aksident të ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ju informojmë se:

Më datë 15.01.2024, në orën 01:30, është bërë arrestimi i shtetasit R. A., 22 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe materialet i kanë kaluar për veprime të mëtejshme procedurale, Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Ky shtetas, më datë 14.01.2024, rreth orës 23:00, në lagjen “Ali Demi”, në afërsi të shkollës “Kushtrimi i Lirisë”, (në drejtim të Shkozës), në vendkalimin e këmbësorëve, ka aksidentuar shtetasen M. F., 36 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila si pasojë e aksidentit është dëmtuar dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit tip “Skoda”, që drejtonte shtetasi R. A., nuk janë konstatuar mangësi, si dhe pas kryerjes së testit të alkoolit ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, nuk kishte konsumuar alkool.

Mbrëmjen e sotme, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, shtetasja M. F., ka ndërruar jetë.

Policia po vazhdon kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit