U aksidentua teksa trafikonte emigrantë të paligjshëm, 20-vjeçari ishte me të dashurën 16-vjeçe

U aksidentua teksa trafikonte emigrantë të paligjshëm,…

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin nacional Tepelenë- Gjirokastër, ne zonen e njohur si ‘Uji i Ftohte’.

Mësohet se një autoveturë që ishte duke ardhur nga Saranda në drejtim të Tiranës ka dale nga rruga ne tentative per t’i ikur patrulles se policise.

20-vjecari nga Tirana që u plagos mbrëmjen e sotme në një aksident në Tepelenë po transportonte emigrantë të paligjshëm teksa kishte në makinë dhe të dashurën e tij 16-vjece.

Gjirokastër/Informacion paraprak

Rreth orës 19:20, në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të lagjes “Kordhoc”, shërbimet e policisë kanë konstatuar automjetin tip “Benz”, që drejtohej nga shtetasi A. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohej se transportonte emigrantë të paligjshëm. Shërbimet e policisë i kanë bërë shenjë për të ndaluar por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë duke shtuar shpejtësin e mjetit.

Për pasojë në vendin e quajtur “Uji i ftohtë“, Tepelenë mjeti tip “Benz” ka dalë nga rruga dhe si rezultat kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe 3 emigrantë të paligjshëm që ndodheshin në mjet, të cilët janë transportuar për në Spitalin Rajonal Gjirokastër, pa probleme për jetën.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit